Janë publikuar të dhënat e ndihmave që kanë përfituar në kohë pandemie nga Qeveria Hoti.
Gazetari Enis Veliu, thotë se 860 mijë euro i ka marrë vetëm “VIVA FRESH” nga Qeveria Hoti në kohë pandemie.
Sipas tij, gjatë kësaj kohe për me ble produkte ushqimore nëpër marketet e “VIVA FRESH” është dashur me prit në radhë, ndërsa për me ble miell është dashur me njoftë menaxherin e pikave të shitjes.
Ai tregon se në këtë kohë një supë gjeli është shitur në këto markete 0.80 cent.
“860 mijë euro i paska marrë si “ndihmë” nga Qeveria Hoti rrjeti i marketeve “VIVA FRESH”. Gjatë kohës së pandemisë për me ble produkte ushqimore nëpër këto markete është dashur me prit radhe, e për me ble miell është dashur së paku me njoftë menaxherin. Në këtë kohë një supë gjeli këta e shitën mbi rreth 0,80 euro !!!”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.