Është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, foshnja e gruas 24-vjeçare e cila vdiq nga koronavirusi në QKUK.
24-vjeçarja kishte sjellë në jetë foshnjën e saj në javën e 31-të të shtatzënisë, por fatkeqësisht gjendjes së rënduar nga Covid-19 nuk i mbijetoi vet. Ajo ndërroi jetë më 9 prill në njësinë intensive Covid.
Por për fatin e mirë dhe fal angazhimit të mjekëve në Klinikën e Neonatologjisë, foshnja e cila erdhi në jetë me peshë vetëm 1655 gram, tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Madje sot është liruar nga spitali me peshë 2300 gram. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Dr. Xhevdet Gojnovci. “Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është liruar sot në gjendje stabile shëndetësore me peshë 2300 gram”, ka deklaruar Gojnovci.