Popoviç i kundërpërgjigjet zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës

Lajme

Popoviç i kundërpërgjigjet zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës

Nga: F. B. Më: 24 prill 2021 Në ora: 08:44
Përparim Kryeziu

Përpjekja e Kosovës që të rishikohet marrëveshja e Brukselit dhe të evitohet krijimi i Asociacionit të komunave serbe janë në përplasje me marrëveshjet e arritura në procesin e bisedimeve, ka theksuar ndihmës drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Igor Popoviç.

Ai këtë reagim e bëri ndaj zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, që ka deklaruar se nuk mund të ketë asociacion një-etnik.

''Nuk ka një individ të tillë në Prishtinë, e më së paku zëdhënësi i qeverisë që të jetë i autorizuar të komentoj sipas mendjes së tij marrëveshjen apo pjesë të saj”, ka thënë Popoviç duke reaguar ndaj deklaratës së Përparim Kryeziut zëdhënës i qeverisë së Kosovës.

Gazeta citon zëdhënësin Kryeziu që ka deklaruar se sipas Kushtetutës së Kosovës asnjë komunë nuk mund të jetë etnike, kështu që as Asociacioni nuk mund të krijohet në bazë nacionale.

Popoviç në kumtesën e lëshuar me këtë rast tha se deklarata se Asociacioni nuk mund të jetë një etnik është e paqëndrueshme dhe përbën nonsens, sepse Asociacioni pikërisht është krijuar si formë për realizimin e të drejtave të popullit serb në Kosovë.

“Marrëveshja e Brukselit është obligim i pajtuar mes Prishtinës edhe Beogradit dhe si e tillë, mospërmbushja e pikave të caktuara nga ana e Prishtinës tërheq edhe sanksione të caktuara. Formimi i Asociacionit qartë është definuar në 6 pika të marrëveshjes së Brukselit dhe ajo nënkupton organizatë me kompetenca të qarta ekzekutive, strukturë drejtuese etnike dhe nuk ka biseda rreth kësaj”, ka shkruar Popoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat