Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë. Babai ka hyrë në dhomën e gjumit të djalit të tij të vogël. Por kjo ishte hera e fundit që ai e bëri këtë veprim.
Elmedinin e vogël e gjeti pa shenja jete. I biri i cili ishte i mitur i kishte vdekur. Nuk dihet arsyeja. Babai menjëherë telefonoi policinë. Trupi pa jetë i të miturit tashmë ndodhet në obduksion.
Viktima është një 13-vjeçar nga komuniteti ashkali.
E aktori Jeton Zogiani ka publikuar një foto prekëse të djalit i cili vdiq në rrethana ende të paqarta.
“Loqkamani i keti shehri t’vogel na paska lan sot! Elmedin, zemren ma keput”, ka shkruar aktori.
Për ngjarjen tragjike të kësaj familje, ka raportuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas raportit, një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se e ka gjetur djalin e tij të vdekur në dhomën e gjumit
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.
“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë daë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.