Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq për dy ditë do të qëndrojë në Bruksel ku do takohet me krerët më të lartë të institucioneve të BE-së, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.
Në kumtesën e lëshuar nga kabineti i Vuçiq thuhet se ai me 25 dhe 26 prill do të qëndrojë në Bruksel ku do ketë takime me zyrtarë më të lartë të BE-së, ku temat bosht që do diskutohen janë situata pandemike, siguria në regjion dhe vazhdimi i dialogut.
Gjatë qëndrimit në seli të BE-së, Vuçiq do ketë takime të ndara me kreun e Këshillit Evropian Sharl Mishel, kryetaren Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhosep Borel..
Vuçiq në Bruksel do takohet edhe me komisarin e BE për zgjerim dhe politikë fqinjësore Oliver Varhejl dhe të dërguarin special të BE-së për dialog dhe çështjet tjera në Ballkan Miroslav Lajçak, sikur edhe me raportuesin e PE për Serbi Vladimir Bilçik thuhet në kumtesën e shërbimit për media në kabinetin e presidentit Vuçiq.