Humanisti nga Kosova sot ka kujtuar nënën e tij me rastin e 9 vjetorit të vdekjes së saj.
Sado që vitet kanë kaluar malli dhe dashuria ndaj saj vetëm i është shtuar.
Ndërkohë që Halil Kastrati shkruan këto vargje:
Sot 9 vite u bene pa ty nena ime, zemra ime???
Ti oj nena ime ma mesove miresin
Ma ushqeve te miren edhe bamiresin
Djalin e madh oj nene Deshmore Kosoves ja dhurove
Ishe burrnesh e madhe dhe çdo sprove e perballove
Ne çdo lutje qe e bej, e para je ti
Te kenaqte Zoti oj nene, nxhennetin e Tij
vAllahi pa ty nene, asgje seshte e mire
Gjumi nuk me ze, pa te thene naten e mire
Shpesh kam dhimbje koke, e dhimbja vazhdon
Nuk e kam doren tende, dhimbjen tma largon
Ky eshte caktimi i Zotit, kete shume mire e di
Por shpesh me mberthen vaji, mendja me rrin te ti
Lus te madhin Zot, ty te te meshiroje
E mua edhe ty ne Firdous te na takoj
Ma bani hallall, ju kto vargje qe i lexoni
Ju lutem, per nenen time, nga nje lutje ta beni
Nena, loçka ime ???