Gazeta “Novosti” ka njoftuar se policia ka ndaluar punimet në ngritjen e mauzoleut kushtuar Ridvan Qazimit – komandant Lleshit në Tërnoc të Madh, transmeton “Bota Sot”.
Njoftimin për aksionin e ndalimit të punimeve për ngritjen e mauzoleut për komandant Lleshin e ka bërë vetë ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin në televizionin Tv Prva.
Vulin duke komentuar mundësinë e ngritjes së mauzoleut për Ridvan Qazimit të njohur si komandant Lleshi, tha se “policia ka ndaluar punimet për ngritjen e saj, duke shtuar se në Serbi ligjet duhet pakusht të respektohen”.
“Policia ka ndërprerë të gjitha punimet, pa leje në këtë tokë nuk mund të ndërtohet asgjë, as mur, as shtëpi, as ndërtesë e më së paku memorial. Në këtë shtet ka një ligj për lapidarët, shumë i qartë ku thuhet se kujt mund të i ngritët një memorial, kujt nuk mundet dhe ligji pa-rezervë duhet të respektohet” tha Vulin.