Veturën e kanë për qejfi, njëjtë si edhe shëtitjet me të.
Jupë Beqiri dhe bashkëshortja e tij Fahrija, dalin pothuajse çdo ditë në fshatin e tyre në Goshicë të Vitisë.
Këtë e praktikojnë prej që kur janë martuar.
E kur përmendet martesa, 65-vjeçit i kujtohen momentet e para të takimit me gruan.
Si dukur edhe sot ata kalojnë çaste të bukura bashkë. Madje, nuk kanë dëshirë të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, as edhe një ditë.