Kërkimi i lëmoshës në rrugë vazhdon të jetë një dukuri mjaft shqetësuese.
Pothuajse çdo kund në kryeqytet sheh fëmijë e të rritur me dorë të shtrirë, duke kërkuar lëmoshë.
Ata i takon në sheshe, rrugë, kafene e restorante.
Në sheshet e Prishtinës bie në sy numri i madh i tyre. E vëmendja më e madhe është tek fëmijët që kërkojnë lëmoshë e që janë në numër mjaft të madh, një gjë tejet shqetësuese.
Në këto foto të dërguara në redaksinë e gazetës “Bota sot”, sot gjatë ditës një fëmijë është sjellë në shesh për të kërkuar lëmoshë nga një i rritur, që mund të jetë dhe babai i tij.


Ai është lënë aty për të kërkuar, ndërsa personi i rritur është larguar.
Sipas lexuesit, derisa fëmija po qëndronte aty i ulur, vijnë policë të Kosovës të cilët flasin me të por duke mos kërkuar detaje se kush e ka sjellë aty.
Pavarësisht prezencës së tyre, ata heshtin ndaj këtij rasti duke mos reaguar për personin e dyshuar, si trafikant.

Fëmija vazhdon të qëndrojë në vendin e tij në shesh, por pas pak ai ngritët dhe largohet në drejtim të personit që e ka lënë aty, derisa thërret dhe emrin e tij.
Më pas fëmijë kthehet sërish, këtë herë për të shitur krem banane në shesh.

Pastaj, sipas lexuesit që ka dërguar dhe fotografitë, vjen dhe burri me një tjetër fëmijë dhe i zëvendëson ata që të rrinë në shesh, e njërin dhe e rrah.


Kjo është vetëm një pjesë e një dite për këta fëmijë që mund t’i shohësh çdo ditë në rrugës e Prishtinës.
Fatkeqësisht, ata janë aty dhe zgjasin dorën për të kërkuar para, derisa nuk dihet se nuk qëndron pas tyre e veprimi nga shteti shihet që mungon.
