Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë hapi i fundit politik i kancelares gjermane Angela Merkel para largimit nga politika pas 16 viteve në pushtet, kështu ka theksuar gazetari dhe analisti serb Milovan Jovanoviç, duke përshkruar çfarë e pret Serbinë deri në shtator, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.
Ai thotë se qëllimi i Merkelit është si trashëgim të vetë politik të le marrëveshjen përfundimtare mes Prishtinës edhe Beogradit, me mbështetje të qendrave më të fuqishme botërore.
“BE përpiqet të përtërijë dialogun që është ndërprerë kryesisht me fajin e po kësaj BE-je. Berlini do tentojë që përmes Borelit dhe Lajçakut dhe në koordinim me administratën amerikane të presidentit Biden të gjejë zgjidhje deri në shtator, kur parashihet që Merkel të tërhiqet nga skena politike pas 16 viteve të pushtetit”, tha Jovanoviç, duke shtuar se kjo do të ishte marrëveshja juridike obliguese sipas të cilës Serbia duhet të pranojë Kosovën .
Në pyetjen, çka është ajo që Serbia mund të përfitojë, nëse pranon cilëndo zgjidhje, Jovanoviç tha: “Ajo që mund të ofrohet është integrimi urgjent i vendeve të Ballkanit në BE. Hyrja e të gjitha shteteve do të kontribuonte homegjenizimin dhe forcimin e hapësirës evropiane që u minua nga ndikimi i Kinës, Turqisë dhe Rusisë, por edhe disa vendeve të Lindjes së Afërme”.
“Hyrja në BE pa kufij do të bënte të pakuptimtë të gjithë nacionalizmat e Ballkanit sepse praktikisht do mundësonte bashkimin e secilit popull të ish-Jugosllavisë. Anëtarësimi në BE do sillte edhe lehtësimin e jetës dhe standardin më të mirë”, përfundoi Jovanoviç për “Alo”.
Presidenti i Serbisë Vuçiq në ditët e shkuara bisedoi gjatë vizitës në Brukseë me zyrtarët më të lartë evropian për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.
“Kemi pasur takime dhe biseda me rëndësi, biseda të reja janë caktuar me 11 maj. Kërkesa jonë është se nuk kemi kërkesa, përveç ajo që të përmbushet ajo për çka jemi marr vesh. Do të shohim çfarë kërkesa do kenë shqiptarët, por ne vijmë me diskonim dhe shpresë se do arrihet zgjidhje e kompromisit që do siguroj paqe e stabilitet. Merremi seriozisht me sundimin e ligjit, shumë çështje mund të arrihen, besoj se angazhimi ynë do të shpërblehet nga Komisioni Evropian”, ka thënë Vuçiq.