Deputetët: KEK-u mos të aplikojë rentë minerare ndaj “Kosova Thëngjill”, konsiderohet shkelje ligjore

Lajme

Deputetët: KEK-u mos të aplikojë rentë minerare ndaj “Kosova Thëngjill”, konsiderohet shkelje ligjore

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar ankesën e ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli”, për mos zbatimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike përkatësisht për lirimin nga renta minerare.

Për këtë çështje kanë raportuar në komisionin drejtues të kësaj kompanie dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se nuk ka logjikë ekonomike që renta të faturohet nga KEK-u ndaj “Kosova Thëngjilli”, mirëpo ky është interpretim i Zyrës ligjore që të ndodhë një gjë e tillë.

“Konsiderojë që është padrejtësi, por këto janë interpretime ligjore. Sipas kësaj ndërmarrjet që posedojnë licencë të njësisë minerare lejohen nga renta”, tha ajo.

Ndërsa, Isuf Mehmeti, drejtor menaxhues i “Kosova Thëngjill”, derisa ka arsyetuar ankesën tha se për mos zbatimin e rentës, është e vërtetë se “Kosova Thëngjill” nga 1 janari kur ka dal ky ligj, nuk është respektuar ligji për Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Kërkesa është ta marrim një përgjigje nga kuvendi se a kemi të drejt të lirohemi nga taksa apo jo. Kemi 200 punëtorë, dhe KEK-u na ka dëmtuar shumë. Ne jemi furnizues të fabrikës Ferronikeli, pas kësaj kjo fabrikë më nuk është blerës i yni për shkak të mos uljes së taksës, dhe furnizohet nga shtetet fqinje. Pra, gjendja është e rëndë, tash e disa muaj, mezi sigurojmë 40 përqind të pagave për punonjësit”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat