Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu ka njoftuar se vëllai i tij ka ndërruar jetë.
“Sot u nda nga jeta Shkëlzeni, matematicent dhe inxhinier i palodhshëm” e përshkroi të vëllain, ministri.
“Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira”.
Sipas njoftimi varrimi bëhet po sot dhe për shkak të pandemisë do bëhet vetëm nga familjarët e ngushtë.
Postimi i plotë:
Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu.
Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.
Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira.
Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye te pamdemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.
Pusho i qetë Xeni!.