Stotlenberg flet për “Non-paperin” slloven, tregon rrezikun për spekulimet për ndryshim të kufijve

Lajme

Stotlenberg flet për “Non-paperin” slloven, tregon rrezikun për spekulimet për ndryshim të kufijve

Nga: F.B Më: 29 prill 2021 Në ora: 10:29
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg, ka deklaruar se nuk e ka parë “dokumentin jo zyrtar” për ndryshimin e kufijve në Ballkan, që kinse e ka propozuar kryeministri slloven Jansha dhe të cilin ia ka dërguar kreut të Këshillit të Evropës Sharl Stoltenberg.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, transmeton “Bota Sot”.

Stoltenberg ka shtuar se për sigurinë në rajonin e Ballkanit më e mira është respektimi i kufijve të pranuar ndërkombëtar.

Takimi Stoletenberg – Pendarovski është zhvilluar në selinë e NATO-së në Bruksel, ndërkohë që lidhur me dokumentin jo formal, tha se lajmin për “non paper” e ka parë vetëm në media.

"Nuk mund të komentoj një dokument të cilin nuk e kam parë. Spekulimi rreth ndryshimit të kufijve nxit pasiguri dhe rrezikon stabilitetin në rajon. Secili spekulim rreth kësaj është i padobishëm. Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit janë me rëndësi për NATO-n. Kjo është me rëndësi edhe për Evropën, andaj NATO mbështet dhe angazhohet për stabilitet në rajon në mënyra të ndryshme”, tha Stoltenberg.

Sipas sekretarit të NATO-së Stoletenberg, NATO do të vazhdojë të punojë në stabilitetin dhe sigurinë e anëtarëve dhe partnerëve të organizatës në rajon.

"Respektimi i dialogut konstruktiv dhe kufijve të pranuar ndërkombëtare është mënyra ma e mirë që siguron stabilitet dhe siguri në rajon“, tha Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat