Holandezja Angelina Ajhorst, thuhet se ka shkruar dokumentin jo formal “non-paper” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës u konfirmua nga disa qarqe diplomatike, më herët presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se këtë e ka shkruar një grua e fortë edhe e mençur që njeh mirë rrethanat, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Vuçiq ditë më parë deklaroi se këtë dokument mund të ketë shkruar dikush që njeh mirë dialogun dhe rrethanat, duke konstatuar se ai dokument i ofron shumë serbëve por ka edhe kurthin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Por kush është Angelina Eichhorst?
Eichhorst është diplomate holandeze me përvojë në shërbimin evropian për punë të jashtme (EEAS), aktualisht është drejtoreshë për Evropë dhe Azi të Mesme dhe njeh rrethanat në Ballkan, Sipas funksionit ajo është e kyçur në dialogun e Brukselit tash e 7 vjet që nga koha e Mogerinit. Ishte lidhje mes Prishtinës e Beogradit dhe BE e ShBA-ve në bisedimet për Kosovën. Para tri viteve ka marrë rolin e diplomacisë fluturuese mes palëve (ndërmjetësuese e njërës dhe palës tjerët në vend takimeve direkt).
“Ndërmjet takimeve ajo ka koordinuar dhe harmonizuar qëndrimet, ka vizituar shumë vende dhe ka biseduar për zgjidhjen e mundshme, në atë punë sipas përshkrimit ishte për të intensifikuar dhe përshpejtuar bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit, andaj sipas burimeve të “Kurir” është logjike që ajo të jetë autore.
Me këtë pajtohet edhe drejtori i Qendrës për stabilitet shoqëror Ognjen Karanoviç që përkujton se Eichhorst ishte pjesë e ekipit të Mogerinit që kishte fleksibilitet lidhur me ndryshimin e kufijve sipas parimit etnik.
“Por shtrohet pyetja cilat forca dhe pozitë gjeo-strategjike përfaqëson ajo për të u bërë autore e “non paper”, së pari ai nuk përbën dokument në kapacitet të plotë, por derisa është i pranishëm në tavolina diplomatike jep të kuptohet se qendra të rëndësishme mendojnë për atë zgjidhje të shkruar. Kjo nuk thotë se automatikisht do realizohet kjo zgjidhje, përkundrazi, tërheqje e vëmendjes nga problemi rus-ukrainas dhe Berlini nuk i konvenon që të ketë vatër krize të përmasave të mëdha”, thonë burime biseduese të “Kurir”.
Por dëgjohet se holandezja Eichhorst më shumë mban anën shqiptarëve se palës serbe, ajo në Beograd ka qenë dhjetëra herë dhe ka pasur takime me Vuçiq, përfshirë edhe takime tjera ndërkombëtare.
Vuçiq: Për shkak “non-paper” nuk kam fjetur dy net
Presidenti i Serbisë Vuçiq duke folur për “non-paper” tha ishte i befasuar si është ofruar dhe krijuar, po nuk është i mirë për Serbinë edhe pse ofron më shumë se plani i Ahtisarit.
“Dy net nuk kam mundur të fle as 5 orë duke u munduar të lexoj shënimet e mia dhe ato zyrtare, ku janë folur disa nga këto gjëra. Ky dokument është përpiluar nga dikush shumë përgjegjës, i mençur, e shkolluar edhe e hapur. Unë dhe ekipet tona ende po analizojmë ” non-paper”, mendoj se e di kush ka punuar në krijimin e saj, por nuk jam i sigurt, por përveç befasisë kanë arritur diçka. Mua më ka befasuar kjo letër sepse është gjë më e mençur e shkruar deri më tani”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ata që ëndërrojnë pranimin e Kosovës mos të shpresojnë se kjo do të ndodhë.