Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Shtetet e Bashkuara mund t’u sugjerojnë partnerëve të tyre evropianë se progresi në Ballkanin Perëndimor në fushën e integrimit evropian është i nevojshëm.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati me ambasadorin e SHBA Anthony Godfrey, raporton Tanjug.
“Reforma e shoqërive tona është një qëllim në vetvete, por rezultati gjithashtu duhet të jetë i njohur dhe i qartë”, tha Vuçiq, njofton zyra e tij.
Presidenti serb ditë më parë kishte zhvilluar takime në Bruksel.