Po vazhdon ndërtimi në Suhodoll me para të Serbisë. Kryhet një objekt e në dy të tjerë po punohet
Ishte raportuar për nisjen e disa objekteve në pjesën veriore të Mitrovicës, afër lagjes Suhudoll dhe shumë pranë Liqenit Akumulues.
E këto objekte që financohet nga Serbia, kanë marrë formë.
Qytetarë shqiptarë nga kjo pjesë i kanë thënë redaksisë sonë, se në këtë pjesë planifikohen të ngriten disa objekte shumëkatëshe si ky.
Shumë afër objekteve që kanë filluar të ndërtohen, kalon edhe shetitorja e planifikuar të ndërtohet në pjesën e lumit Ibër.
E krejt ky ndërtim po bëhet në prona publike dhe e financohrt direkt nga Qeveria e Serbisë, ka thënë një qytetar.
Ndërsa Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë asnjë reagim, e nuk dihet si është lejuar ky ndërtim dhe nëse ka marrë lejen e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.
