Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri para pak muajsh kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti ka vendosur që të lë anash pak pandeminë COVID-19.
Edhe pse derisa ishte në krye të shtetit vazhdimisht bënte thirrje për vendosje të maskës dhe respektim të masave antiCOVID, i njëjti vendosi që këtë vikend të largohet nga Kosova e të vizitoi Beratin.
Ish-kryeministri madje siç duket nuk u brengos shumë as për vendosjen e maskës.
Sido që të jetë në Parlamentin e Kosovës gjatë javës që lamë pas për disa orë dy ditë radhazi u diskutua çështja e pandemisë COVID-19, e ku padyshim shpesh herë u përmend edhe emri i Avdullah Hotit, që qeverisi Kosovën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/02/auto_auto_ppp16199593491619963205.jpg)