Kryetari i Forumit të Beogradit dhe ish-diplomati dhe ministri në SRJ, Zhivadin Jovanoviç, ka deklaruar në emisionin “Çirilica” se kurrë për jetë nuk do të pranonte Kosovën, Serbisë i ofrojnë tregti, ku perëndimi do të jetë fitues i dyfishtë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
“Kurrë për jetë nuk do të pranoja direkt apo indirekt Kosovën, për shkak se me këtë dalim nga terreni i raporteve të rregulluara juridike ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Jovanoviç ka deklaruar se frikësohet që perëndimi po ofron tregti në të cilin ai (perëndimi), do të jetë fitues i dyfishtë.
“Perëndimi dëshiron të fitojë Kosovën për qëllime të saj gjeo-politike të kërcimit drejt kufijve rus dhe të marrë ekonominë tonë”- u shpreh ai në TV Hepi.
Ai ka shtuar se Kosova është pjesë e pashkëputshme e Serbisë.