Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përgëzuar shefin e Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin, për iniciativën e amnistisë fiskale për të gjithë gastronomët që u ndëshkuan nga organet përgjegjëse që nga periudha e shfaqjes së pandemisë.
“E përgëzova kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së, për shtytjen e iniciativës së tij për amnisti fiskale për të gjithë gastronomët që u ndëshkuan nga organet përgjegjëse që nga periudha e shfaqjes së pandemisë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai po ashtu, tha se sektori i gastonomisë u godit më së shumti gjatë kësaj periudhe.
“Sektori i gastronomisë edhe ashtu konsiderohet që u godit më së shumti gjatë kësaj periudhe.
Falja e këtyre gjobave është infuzion i mirë për gastronomët e goditur”, tregoi ai.