Ka ndërruar jetë intelektuali dhe profesori Rifat Ibishi.
Veprimtari i çështjes kombëtare Rifat Ibishi nga Fshati Qirez i Komunës së Skënderajt ishte i njohur edhe për veprimtarin e tij në levizjën paqësore të viteve 90’ta.
I ndjeri dha një kontribut të madh edhe në pajtimin e gjaqeve të asaj kohe.
Ibishi ishte anëtarë i Kryesisë së LDK-së.
Të ndjerin e pa përkujtuar edhe nxënësi i tij, Fadil Geci nga Llausha.
Përmes një postimi në facebook, Geci thotë se e pikëlloi lajmi për vdekjen e Rifatit, për të cilin shton se ishte i pandashëm krah rrugës së Presidentit Ibrahim Rugova.
Postimi i plotë:
Më pikëlloi shumë lajmi për humbjen e mikut dhe profesorit tim Rifat Ibishi, një njeri i mrekullueshëm që përveç intelektualit ishte njeri më virtyte të larta njerëzore.
Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm për vendin tonë.
I pandashëm krah rrugës së Presidentit Rugova , ishte një veprimtar i shkëlqyer, anëtar i Kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për një kohë të gjatë.
Ti ndërrove jetë, por një njeri i madh si ti nuk vdes kurrë!
Ngushëllime për familjarët, shokët dhe gjithë dashamirët!