A flirtojnë politikanët me të? Tregon Duda Balje

Lajme

A flirtojnë politikanët me të? Tregon Duda Balje

Më: 8 maj 2021 Në ora: 10:23
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë e ftuar në një intervistë së fundi, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve për jetën e saj.

Në mesin e pyetjeve që i është bërë ka qenë edhe se a flirtojnë kolëget e saj me të.

Ajo është përgjigjur shkurt, duke thënë se “jo”.

Balje ka treguar edhe punën e parë që ka bërë. Para se të bëhej deputete, ka thënë të ketë qenë menaxhere e një spitali.

Nga kolegët e saj ka thënë se e dallon pozitiviteti, derisa kur është pyetur se çfarë do t’i thoshte Adriana Hoxhiqit, ajo është shprehur “Ta kam kallxu qejfin”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat