Darko Trifunoviç, drejtor i Institutit për siguri kombëtare ka deklaruar se i gjithë tregimi për kampet në Kosovë i ngjan fjalës “u dridh mali – u lind një mi”, shkruan “B92”, transmeton “ Bota Sot”.
"Deklarata është më shumë e natyrës së brendshme politike. Përherë shkohet me deklarata të tilla kur nuk mundeni të ju ofroni diçka qytetarëve tuaj. Kjo është më shumë se dramaturgji. Qytetarët e Serbisë dhe Kroacisë ashtu duhet kuptuar këtë”, deklaroi ai.
Trifunoviç u ndërlidh edhe me radikalizmin islamik në Kosovë dhe rrezikun që i kanoset Serbisë nga kjo.
"Nuk është aq i rrezikshëm. Rreziku aktual vjen nga sfera gjeopolitike. Lufta kundër xhihadistëve është vënë në plan të dytë", tha ai.