Ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së Shefket Musliu e dënon ashpër aktin qyqar dhe tinzar tek lapidari i Komandantit Fatmir Ibishi.
Jo rastësisht u zgjodh për provokim vendi i rënies së Komandantit Fatmir Ibishit i cili ishte dëshmori i parë i rezistencës për liri.
Fatmir Ibishi ra për Kosovën Lindore dhe largimin e shtypjes dhe padrejtësisë nga regjimi serb.
Akti i sotëm i largimit të flamurit shqiptar dhe vendosjes së atij serb ishte tentim i tjetërsimit ashtu siç kan bërë regjimet serbe për të larguar popullatën shqiptare nga trojet autoktone dhe vendosjen e ardhacakve.
Populli shqiptar në Bujanoc Preshevë e Medvegjë duhet të ndihet krenar për përkatësinë e tyre kombëtare.
Lapidari i Komandantit Fatmir Ibishi dhe shumë lapidare e flamuj të tjerë janë dëshmi e gjallë se ai vend nuk tjetërsohet kurrë,se do të valoj flamuri me shqiponjën dy krenare,do të shkruhet shqip dhe do të flitet shqip në këto troje.