Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës dje mbajti një protestë simbolike para Ministrisë së Punëve të Jashtme ku ministre është Donika Gërvalla Schwartz.
Në këtë protestë ku ata kërkuan dorëheqjen e Gërvallës nga posti i kryediplomates ra në sy fakti se kjo parti nuk di t’ia shkruaj pa gabime mbiemrin e ish-liderit të tyre dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në vend të “Thaçi”, tek pjesa e mbiemrin, nën fotografinë e këtij të fundit PDK kishte shkruar “Thaqi”, duke mos ditur ta dallojnë ‘ç’-në nga ‘q’-ja.
Këta sollën edhe fotografitë e krerëve të tjerë Ushtrisë Çlirimtare që po akuzohen në Hagë, teksa modifikuan edhe një kuti ku dorëzohen krimet serbe të kryera në Kosovë.
Pas kësaj proteste Policia arrestoi kryetarin e RDK-së dhe asambleistin mitrovicas, Donjet Bislimin dhe një anëtarin Florent Lushtaku