Njësitë e Doganës së Kosovës kanë arritur të kontrollojnë dhe gjejnë një sasi të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.
Nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se pas pranimit të informatave njësitet doganore kanë kryer një kontroll të në një lokacion të dyshimtë në Malishevë, meqë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara nargjile me sasi prej 1 mijë e 190 kilogramëve.
“Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.