Historiani serb: Me administratën Biden, pala shqiptare nuk ka asnjë motiv që të bëjë ndonjë lëshim

Lajme

Historiani serb: Me administratën Biden, pala shqiptare nuk ka asnjë motiv që të bëjë ndonjë lëshim

Nga: F.B Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:19
Joe Biden dhe Srgja trifkoviç

Në organizimin e Këshillit kombëtar serb dhe Qendrës kulturore informative, është mbajtur tribuna akademike në të cilën ka folur prof dr Srgja trifkoviç, në temën “Administrata Biden dhe mbrojtja e interesave serbe”, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Profesori serb Trifkoviç, gjatë vizitës në ShBA në fillim të prillit në Uashington, ka përtërirë kontaktet e tij me analistë politik dhe njohës të skenës amerikane që interesohen rreth çështjeve të ish-Jugosllavisë.

Po ashtu, ai nga kjo vizitë ka bartur përshtypjet e tij rreth raportit të administratës së re amerikane ndaj Ballkanit perëndimor në periudhën e ardhshme.

Kur janë në pyetje mbrojtja e interesave serbe, Trifkoviç ka theksuar se qëllimet e administratës dhe presidentit Biden janë më të zeza të mundshme në lidhje me Srpska dhe ndaj çështjes së Kosovës.

“Unë bile mendoj se në revizionin e Dejtonit me detyrim, ata duan të mbajnë një stërvitje treguese të pafuqisë ruse që të intervenojë në këto hapësira. Në mbrojtjen e interesave të Serbisë dhe serbëve, do të duhej në këtë moment para së gjithave të orientohemi në ruajtjen status quos pa zgjidhje të shpejtë. Në rastin e Kosovës nuk duhet ngutur nga shkaku i thjeshtë se me administratën Biden pala shqiptare nuk ka asnjë motiv absolut që të bëjë ndonjë lëshim”, ka deklaruar Trifkoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat