Patrullimet policore po vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, respektivisht në zbatim të vendimeve të institucioneve shtetërore në këtë drejtim.
Zbatimi i Ligjit anti COVID 19, i masave të vendosura nga institucionet shtetërore dhe zbatimi i planit operativ të PK-së, po gjejnë zbatim në tërë vendin.
Këto aktivitete po realizohen në bashkëpunim me inspektorët e angazhuar për këtë qëllim.
Policia, edhe pse ka ulje të ndjeshme të rasteve me COVID 19, apelon/kërkon nga të gjithë qytetarët që derisa masat konkrete janë në fuqi, të respektohen të njëjtat.