Nuk vendos vetëm një shtet për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova, ky është vendim kolektiv ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Marija Zaharova duke komentuar mundësinë e largimit të KFOR-it, për çka më herët ka fol edhe presidenti serb Vuçiq, transmeton “Bota sot”.
“Ekzistojnë struktura të caktuara që i dhënë autoritet dhe dërgojnë misione në regjion. Kjo nuk ndodhë spontanisht, palët arrijnë pajtim. Në kuadër të këtyre strukturave dhe mekanizmave bisedohet, merren vendime dhe kjo nuk është vendim i njlë shteti, por vendim kolektiv në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Në këtë kuadër edhe duhet të bisedohet”, ka thënë Zaharova në konferencën për gazetarë.
Lidhur me vizitën e ministrit kroat të mbrojtjes radamn në Prishtinë dhe deklaratës lidhur me bazën ushtarake në Kosovë, ajo u shpreh: “Nuk na janë të njohura planet e palës kroate për hapje të bazës ushtarake. Sipas rezolutës 1244 , prania e vetme ushtarake atje është vetëm KFOR-i”, tha Zaharova.
Ndërsa lidhur me sulmet ndaj Kishës ortodokse në Kosovë, ajo nënvizoi se misionet ndërkombëtare “janë të obliguara të ndërmarrin masa për krijimin e sigurisë së objekteve fetare edhe besimtarëve”.
Ajo dënoi dhunën e shqiptarëve radikal që me vite si cak kanë serbët dhe objektet fetare.
"Kjo më së miri dëshmon mos qëndrueshmërinë e kuazi-shtetit të Kosovës dhe krijimin e këtij rajoni si vrimë kriminale në hartën e Evropës”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse.