Ish-kryeimami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se falli dhe leximi i horoskopit është një prej mëkateve më të mëdha.
I pyetur se a është haram falli, ai është përgjigjur se kjo është prej mëkateve më të mëdha.
“Është prej haramave më të mëdha. Sepse është pretendimi se e dinë të fshhtën. E dija e fshehtësisë i përket të madhit Allah, autmoatkisht i bën rival Zotit. Çdo sen që i bën rival Zotit del prej fesë”, ka thënë Krasniqi.
Ai gjithashtu është pyetur edhe rreth horoskopit
“Horoskopi është prej mëkateve të mëdha të qet prej fesë”, ka thënë ai.