Një grua e moshuar është deklaruar për pakënaqësitë që po ndodhin pas pritjeve te salla“1 Tetori”, ku edhe po bëhet vaksinimi i personave mbi 65-vjeç.
Ajo u deklarua për problemet e njëpasnjëshme që ka hasur gjatë këtyre ditëve për t’u vaksinuar me vaksinën kundër virusit korona.
“Unë kam qenë para 4-5 ditëve ktu, ata nuk më dhanë asnjë informatë, a duhet me marrë numër, a duhet konfirmim që po thonë, asgjë. Kur erdha, më thanë që ki me pritë kot apet duhet me apliku”, u shpreh një e moshuar.
Madje, sipas saj probleme të tilla nuk do duhej të ndodhnin, pasi ajo është e vetme në shtëpi dhe ka sëmundje tjera shoqëruese, të cilës ia pamundësojnë lëvizjet e shpeshta jashtë.