Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar sot se darka e nesërme tradicionale që organizohet me liderët e vendeve të Ballkanit do të jetë në shenjë të angazhimit të gjerë politik te BE-së dhe Ballkanit perëndimor, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.
Stano ka nënvizuar se “zgjerimi është prioritet edhe për regjionin edhe BE-në”, por tash është qëllimi të shihet pasqyra e gjerë.
"Qëllimi i takimit është që të dëgjohet nga liderët e Ballkanit perëndimor si e shohin kontestin politik dhe situatën si dhe të niset angazhimi i shpeshtë në baza të gjera dhe jo vetëm në çështjen e zgjerimit”, tha Stano.
Ai në takimin e rregullt me gazetarë në Bruksel nënvizoi se qëllimi i shefit të diplomacisë së BE-së Borel të përtërihet tradita e mbajtjes së formateve të këtilla me partnerët e Ballkanit.
Stano theksoi se në pyetje janë edhe vazhdimi i debateve logjike strategjike që ministrat e jashtëm të Be-së javën që shkoi i patën për angazhimin e shtuar në Ballkan.