Komuna e Deçanit gjatë luftës së fundit dha shumë dëshmorë e martirë , shumë ushtarë lanë edhe gjymtyrët e trupit në beteja, por akoma vazhdon ti kërkoi ata që nuk u kthyen më , akoma familjet kërkoi 86 persona të moshave të ndryshme të cilët që nga përfundimi i lutës e deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Komuna e Deçanit në bashkëpunim më shoqatën e të pagjeturve në qendër të qytetit kanë vendosë një tabelë ku janë të shënuar emrat e atyre të cilët tash e 22 vite akoma nuk dihet për fatin e tyre .Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më familjarët e të pagjeturve dhe përfaqësues të shoqatës së personave të pa gjetur tha se :
Deçanit i mungojnë̈, familjeve ju mungojnë, të gjithë̈ ne duam të dimë̈ për fatin e 86 njerëzve tonë që na mungojnë̈ në ketë̈ qytet të zhdukur nga barbaria dhe gjenocidi serb. Shteti ynë duhet do të bëj më shumë në ketë drejtim edhe familjarët kanë të drejt ta din se ku gjenden të dashurit e tyre që nga lufta të paktën një ngushëllim ta kenë. Vendosja e këtyre emrave është një kujtim për ata të cilët i presim akoma.
Lavdi luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës.