Drejtori i Shkollës Fillore "Musa Hoti", Skender Avdiu, është zgjedhur drejtor i Drejtorisë së Arsimi në komunën e Mitrovicës.
Mësohet se emri i Avdiut ka marrë mbështjen nga të gjithë në parti.
Avdiu konsiderohet si njohës dhe ekspert i arsimit, për çka nga Ministria e Arsimit është i caktuar si trajner i Kurikules për shkollat në Kosovë.
Ndryshe, Skender Avdiu ka qenë edhe më parë drejtor në Drejtorinë e Arsimit.