Sindikata e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, në mënyrën më të ashpër ka dënuar imunizimin e obliguar të pjesëtarëve të ushtrisë në kuptimin e urdhërimit dhe ka kërkuar reagim të ashpër nga ministri për tërheqjen e urdhrit për imunizim të obliguar, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.
Ditëve të fundit, së pari në mënyrë gojore pastaj edhe në formë të shkruar, si thuhet në kumtesën e sindikatës “u është urdhëruar” imunizimi i obliguar, pa marrë parasysh në lirinë e zgjidhjes që garantohet me Kushtetutë.
“Nga ushtarët kërkohet që gjatë vaksinimit të nënshkruajnë “pajtimin blanko” pa precizuar formën rreth asaj si reagon dhe vepron vaksina në raport me sëmundjet kronike dhe mundësitë e indikacioneve dhe e gjithë kjo me arsyetimin e domosdoshmërisë së realizimit të qëllimit të përgjithshëm të shëndetit të ushtarëve”, thuhet në kumtesë.
Sindikata nënvizon se janë kundër imunizimit dhe vaksinimit dhe hapur shtrojnë pyetjen “Çfarë shtati ligjor dhe sundimi i ligjit është ky kur ushtarët, rojet e vendit – nuk ka të drejtë të zgjedhin dhe çfarë garancie tregon shteti që nuk kujdeset për njerëzit e saj, por i trajton si ushtarë të hekurt të politikanëve dhe gjeneralëve në synimet e artit të luftës”.
Nuk njoftohet detaje tjera rreth këtij rasti, që nga “Pravda” po cilësohet si rebelim dhe kryengritje përbrenda ushtrisë së Serbisë.