Policia jep detaje për shtëpinë që u dogj në Deçan

Lajme

Policia jep detaje për shtëpinë që u dogj në Deçan

Më: 19 maj 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje për zjarrin që ka përfshirë një shtëpi trekatëshe gjatë pasdites së sotme në Deçan.

Në një përgjigje  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se asnjë person nuk është lënduar, derisa rasti është regjistruar rreth orës 17:45.

Sipas tij, zjarri ka filluar ta kaplojë edhe katin e dytë të shtëpisë, teksa kati i tretë është djegur tërësisht.

Ai tutje tha se ende nuk është bërë lokalizimi i zjarrit.

“Rreth orës 17:45, policia e stacionit të Depçanit është njoftuar për një zjarr në një shtëpi trikatëshe. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit, të cilëve në ndihmë u kanë shkuar edhe zjarrfikësit nga Peja. Ata janë duke u munduar që ta shuajnë zjarri. Kati i tretë është kapluar tërësisht nga zjarri. Nuk ka viktima e as të lënduar. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaktarit të zjarrit”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat