Koloneli francez pro-serb thotë se Kurti përgatitet të dëbojë serbët dhe Kosovën ta bashkojë me Shqipërinë

Lajme

Koloneli francez pro-serb thotë se Kurti përgatitet të dëbojë serbët dhe Kosovën ta bashkojë me Shqipërinë

Nga: F.B Më: 20 maj 2021 Në ora: 10:10
Zhak Ogar

Koloneli francez në pension, Zhak Ogar, sipas medieve serbe ka thënë se Kurti dëshiron të përfundojë spastrimin etnik të serbëve nga krahina dhe se ai (Kurti) ka reputacion më të mirë se paraardhësit, por dëshiron të realizojë projektin “Shqipëria e Madhe”, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

“Kurti ka reputacionin më të mirë se paraardhësit, po vazhdimisht punon në spastrimin etnik të serbëve dhe ëndërron që Kosovën ta bashkojë me Shqipërinë, gjë që për serbët është e papranueshme sikur edhe për OKB” thotë Ogar.

Sipas Ogar, paralajmërimi për padi për gjenocid tregon se shqiptarët nuk e duan dialogun.

“Deklarata provokuese nga Prishtina dëshmon se nuk mund të ketë kthim të qetë në dialog, përkundrazi me deklarata ekstreme duan të ndryshojnë historinë dhe të kërcënojnë paqen”, tha ai.

Duke komentuar këtë deklaratë Predrag Rahiç nga Qendra për stabilitet shoqëror tha se nuk ka dyshim se Kurti është ekstrem.

“Ai nuk është individ politik racional me të cilin mund të bisedohet dhe nuk do i sjell fat bashkësisë shqiptare në Kosovë përderisa nuk ndryshon qëndrimet e tij. Serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga ardhja e tij në pushtet. Por duhet të jetë i vetëdijshëm se Millosheviq nuk është në pushtet në Beograd, as Tadiç as Koshtunica, kështu që “stuhia” e re nuk mund të ju ndodhë serbëve” tha Rajiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat