Natasha Kandiç ka sulmuar ashpër presidentin çek Zeman në rrjetin social Tviter për shkak se ai i kërkoi falje Vuçiqit për pjesëmarrjen e vendit të tij në bombardimet e NATO-së ndaj SRJ në vitin 1999, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.
Jam i sigurt ka thënë ndër tjera Kandiç në Tviter se presidenti çek Zeman nuk ka dëgjuar se policia dhe ushtrua e Serbisë ka vrarë gjatë bombardimeve mbi 7 mijë shqiptarë civil.
“Presidenti çek i ka kërkuar falje për bombardimet ndaj SRJ me lutjen për falje ‘për të zgjidhur traumën e vetë shumëvjeçare’. Pak vite kanë kaluar dhe ende nuk ka dëgjuar se policia edhe ushtria serbe për 78 ditë ka vrarë mbi 7 mijë civil shqiptar” ka shkruar Kandiç në rrjetin social Tviter, që nga gazeta “Novosti” quhet publikim i turpshëm.
Gazeta “Novosti” përkujton se presidenti çek i ka kërkuar flaje Serbisë dhe popullit serb për agresionin e NATO-së në vitin 1999 dhe ka kërkuar falje. Zeman këto fjalë i ka thënë në takimin që kapsur me presidentin serb Vuçiq, që ndodhet në vizitë në Pragë.
Ai ishte shprehur se bombardimet ishin gabim dhe kërkon falje popullit serb për këtë.