Një fotografi dëshmon se si një këmishë e kaltër, pjesë e uniformës së Policisë së Kosovës, është hedhur mes mbeturinash.
Ky moment është kapur këtë të enjte në Vushtrri, pranë lumit Sitnica.
Uniforma e cila figuron në këtë fotografi, nuk dihet saktësisht nëse është origjinale e Policisë së Kosovës apo nëse është përdorur për qëllime të tjera.
Megjithatë një veprim i tillë lë në hije nivelin e vlerësimit të këtij institucioni të sigurisë në vend.