Jeton Zogjani ka disa fjalë për çështjen e shkarkimit të Gjergj Dedajt.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, bashkë me disa ambasadorë të tjerë, janë shkarkuar së fundi nga presidentja e vendit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, aktori Jeton Zogjani ka ironizuar me çështjen e shkarkimit të Dedajt.
“A keni ALLAH, a jeni njerz a çka eshte puna e juaj?
Mos e ngucni njerin more, a po e shihni qe nuk e ka njet me leshu zyren!
Mos e dani djalin prej gjinit, o faqezi.
“, shkruan ai.
Por, Zogjani nuk u ndal me kaq dhe kishte disa fjalë edhe për deklaratën e Dedajt, i cili ka thënë se nuk do ta lëshojë zyrën.
“Perndryshe Gjergji e ka mbeshtetjen time, forca Gjergj, mos lesho pe.
Katrrithu, kapu per brave t’deres mos dil.
Mbroje pragun e shtepies“, janë fjalët e aktorit.