Mjekët nga Kosova i thanë se duhet urgjentisht të operohet, Tefik Sejdiut i ndodh e papritura në Turqi

Lajme

Mjekët nga Kosova i thanë se duhet urgjentisht të operohet, Tefik Sejdiut i ndodh e papritura në Turqi

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:25
Tefik Sejdiu

Ditë më parë për Tefik Sejdiun u organizu një aksion për mbledhjen e fondeve për shërim në Turqi.

Torcidashi Sejdiu, kishte udhëtuar ditën e martë për shërim jashtë vendit.

Ndërsa sot përmes një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan, poashtu ka njoftuar se nuk është diagnostifikuar me kancer, por është udhëzuar të vazhdojë vizitat mjekësore.

Postimi i plotë:

Njoftim

Faleminderit t’gjithëve që ma mundësuat te shkojè për shërim në TURQI 

Falë Zotit të madhë ( kancer )nuk kam dhe për këtë mjekët vendosën për të mos me operuar meniher .

Sod kam ardhur në vendlindjen time mirpo ata me kanë udhëzuar që ti ndjeki vizitat mjeksore në Kosovë rregullisht dhe pasë 6 muajve duhet të kthehem prapë në Turqi për vizitë , dhe në bazë të gjendjes sime ata edhe do të vendosin .

Me respekt T. SEJDIU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat