Tashmë kanë nisur manovrat ushtarake serbo-ruse të mbajtura në Fushka Gora në Serbi.
Për këto manovra ushtarake askush nga Kosova nuk ka reaguar, ndërsa ato po cilësohet si përgatitje për qërim hesapesh me shqiptarët.
Kështu po pretendon profesori universitar Milazim Krasniqi, cili kritikonn pozitën dhe opozitën në Kosovë.
Postimi i plotë:
A ka kush qëndrim (qeveri e opozitë) lidhur me manovrat ushtarake serbo-ruse në Serbi, të cilat nga koncepti që kanë (antiterroriste) sugjerojnë që kanë të bëjnë me përgatitje për qërim hesapesh me ne shqiptarët, pasi vetëm ne në rajon na trajtojnë si lëvizje terroriste?
Apo do të vazhdoni ta etiketoni ende NATO-n? Ta fyesh atë që të mbron e të heshtësh ndaj atij që të kërcënon, kjo vetëm neve na bën vaki!