Biden i bën presion Greqisë ta njoh Kosovën

Lajme

Biden i bën presion Greqisë ta njoh Kosovën

Nga: F. B. Më: 22 maj 2021 Në ora: 13:41
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden dhe administrata e tij ashpër po bëjnë presion ndaj Greqisë që në ditët e ardhshme të pranohet Kosova, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Sipas burimeve diplomatike, për Uashingtonin është shumë me rëndësi njohja e pavarësisë së Kosovës nga Athina para vazhdimit të dialogut në Bruksel që parashihet për mesin e qershorit.

Idea është që me “njohjen greke” të dobësohet pozita e Serbisë dhe të tregohet se “pavarësia e Kosovës” është çështje e kryer shkruan gazeta serbe. Ekspertët tërheqin vërejtjen se lëshimi grek ndaj presionit amerikan dhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur është shkelje e marrëveshje së Uashingtonit, pas të cilës Serbia mund të nis fushatën për tërheqje të njohjeve.

Burime diplomatike thonë se administrata Biden i bënë presion aty ku është në “hollë”.

"Si dihet Greqia me vite është në vështirësi financiare dhe pandemia po e rrezikon me falimentim. Amerikanët e dinë këtë dhe kushtëzojnë Greqinë me investime edhe kredi të reja dhe re-programim të borxheve. Ata kërcënojnë se ndalin rrjedhën e mjeteve nëse nuk njihet Kosova dhe atë para vazhdimit të dialogut në Bruksel. Këtë e kanë shumë të rëndësishme, sepse dobësohet pozita e Serbisë dhe amerikanët besojnë se këtë hap do e ndjekin edhe shtetet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, si Spanja, Rumania, Qipro e Sllovakia” thonë burimet e “Informer”.

Se në këto konstatime ka të vërteta është konfirmuar edhe nga vetë Vuçuq që tha se “frikësohet se në periudhën e ardhshme do ketë presione të ndryshme lidhur me çështjen e Kosovës”.

"Kam pranuar paralajmërime jo të këndshme rreth Kosovës. Bëhet fjalë për presione të ndryshme rreth Kosovës, por do të luftojmë she dorëzimi nuk është opsion” tha ai.

Politikologu Aleksandar Paviç konfirmon “operacionet e mëdha të presionit” nga ShBA edhe fuqitë perëndimor.

"Greqia ka probleme financiare dhe i nënshtrohet presioneve, por do befasohet nëse ndodhë sepse kjo dë dërmoj qeverinë greke për shkak të vendimit jo popullor. Presionet rreth Kosovës definitiv vazhdojnë. Pozicionet perëndimore po dobësohet andaj ju ngutet, por derisa Serbia mbahet në rezolutën 1244 të OKB-së , shteti i rrejshëm nuk mund të pranohet në OKB”, tha Paviç.

Milisav Pajiç nga rrethi i politikës së jashtme serbe shprehet se aktualisht Greqia nuk do i nënshtrohet presioneve.

"Greqia me vite ndodhet në fiasko para kolapsit financiar, ishte në presion nga ShBA dhe vendet perëndimore për të pranuar Kosovën, por nuk e bëri. Nga ana tjetër një mundësi të tillë nuk duhet përjashtuar, por nuk besoj s ndodhë së shpejt, nëse kjo nuk është në kuadër të planit të BE dhe ShBA-ve për zgjidhje të përhershme”, përfundon Pajiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat