Sërish Gjergj Dedaj/ Nuk e lëshon ambasadën edhe pikë!

Lajme

Sërish Gjergj Dedaj/ Nuk e lëshon ambasadën edhe pikë!

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:06
Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj siç duket nuk e ka ndërmend ta respektojë vendimin e MPJ-së për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ai sërish me anë të një postimi në Facebook ka shprehur kundërshtitë e tij, duke u thirrur në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë  me shkarkimin e ambasadorëve dhe arsyen për marrjen e një vendimi të tillë.

“Kushtetuta dhe Ligjet e Kosoves, jane Bibla dhe Kurani i shoqerise kosovare, para se cilave, do duhej te ishim te gjithe ta pafuqishem”, ka shkruar Dedaj.

Madje ka paralajmëruar se do të qëndrojë i palëkundur në respektimin e Kushtetutës së Kosovës, duke aluduar se nuk do ta lëshojë pozitën e ambasadorit.

“Keto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjehere dhe nga askush,duhet te qendrojme pa lekundur, ne respektimin e saj”, ka shkruar në fund ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat