Në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, të mërkurën ka shkruar se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.
Në lidhje me këtë, një analizë e ka bërë ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki.
Ai ka thënë se për problemet në Shqipëri, për të cilat ishte akuzuar në vazhdimsi opozita dhe Sali Berisha, sipas Krakit, në çdo rrethanë dhe pa asnjë alternativë tjetër, Edi Rama është përgjegjësi i vetëm për dështimet dhe sukseset gjatë mandatit të tij.
Ja shkrimi i tij:
Ligjëratë gratis
Pra, sipas atyre që menduan se me një tweet nga Blinken u shpëtua Shqipëria dhe n'vend erdhi drejtësia, Sali Berisha është fajtori kryesor pse qeveria Rama dështoi në dy mandate.
Brenda javës u rikshkruan të gjithë manualet e shkencës politike dhe u tejkaluan edhe dijetarë si Rousseau apo Montesquieu sa i përket qeverisjes si art dhe detyrë. Deri këtë javë, në libra e ligjerata, në seminare e konferenca shkencore, u kemi thënë studentëve që qeveria është përgjegjëse për dështimet dhe sukseset e një vendi, jo opozita. U kemi thënë që zgjedhjet ekzistojnë pikërisht për ta caktuar 'punëkryesin' kolektiv në shërbim të popullit, atë që merr përsipër fatin kolektiv. Ky punëkryes është partia apo koalicioni që fiton të drejtën (detyrimin) për ta menaxhuar fatin e një vendi, fatin e një një populli.
Prandaj, në çdo rrethanë dhe pa asnjë alternativë tjetër, ai që qeveris është përgjegjësi i VETEM për dështimet dhe sukseset gjate mandatit të tij. Opozita nuk është zgjatim i qeverisë as asistente e saj për ta qeverisur vendin. sepse në rrethana e vende normale, ditën kur qeveria nuk arrin të votojë ligje e norma që ia mundësojnë asaj qeverisjen dhe realilizimin. eprogramit mbi të cilin është votuar, atëherë dorëzohet mandati dhe shkohet në zgjedhje,. Nuk mund të kërkohet shpëtimi nga opozita as për reforma as për ligje sepse ajo NUK ESHTE bashkëqeverisëse e vendit.
Opozita s'e ka asnjë obligim politik apo moral që të konformohet me vendimet apo me qasjen politike të qeverisë.
Qeveria ka obligim politik e moral që t'ia mundësojë opozitës ushtrimin e funskonit të saj politik në respekt të normave demokrative.
Qeveria ka obligim që me ujdi dhe bashkëpunim ta afrojë opozitën rreth reformave kapitale që prekin të dyja palët. Dhe edhe nëse opozita refuzon të afrohet prap fajin e ka qeveria sepse kjo i bie që ajo nuk e ka gjetë formen, kohën, vendin e duhur për të avancuar drejt reformes në fjalë.
Nejse...
Këto sqarime apo ligjerime vlenin deri këtë javë sepse tash e tutje, dijetarët e terrasave dhe filozofët e fejsbukut të mobilizuar qorrazi si argatë të drqit, e kanë edhe shkencën e TYRE politike. Shkencën që na sqaron se reforma në drejtësi dështoi për faj të opozitës në Shqipëri. Se rrënimi i lirive dhe i demokracisë këto 8 vite është poashtu faj i opozitës, sikurse është faj i opozitës zbrazja e Shqipërisë nga rinia dhe betonizimi alla ndragetçe i Tiranës e i bregdetit... Madje edhe mbështetja ndaj idesë së Vuçiçit për ndarjen e Kosovës ishte faj i opozitës. Edhe kanali ERTV për propagandë fejsbukçe duhet të ketë qenë ide e Lul Bashes...
O Rousseau o idiot! Si na humbe tre shekuj kohë.