Incident gjatë takimit të Vuçiqit me presidentin e Bullgarisë

Lajme

Incident gjatë takimit të Vuçiqit me presidentin e Bullgarisë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë fjalimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Bullgarisë, Rumen Radev në Dimitrovgrad, sot ndodhi një incident.

Siç raporton mediumi serb, B92, gjatë fjalimit të tyre para një monumenti të sapo zbuluar, njëra nga vajzat me kostum tradicional – e cila ishte në këtë ngjarje – u sëmur dhe i ra të fikët.

Vuçiq dhe Radev menjëherë ndërprenë fjalimet e tyre dhe u nisën për ta ndihmuar, por njerëzit rreth saj tashmë kishin arritur ta kapnin dhe ta ngrinin lart.

Pas kësaj, ceremonia vazhdoi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat