Vuçiq thotë se do të ruajmë manastiret në Kosovë

Lajme

Vuçiq thotë se do të ruajmë manastiret në Kosovë

Nga: F.B Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:28
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas vizitës në manastirin Poganovo, ku ka biseduar me peshkopin Vasilije dhe stafin tjetër të manastirit, ka deklaruar se nuk e ka lexuar “non-pejper-in” e ri për autonominë e veriut të Kosovës dhe për diçka që nuk e ka parë nuk dëshiron të deklarohet, shkruan”RTS” transmeton “Bota Sot”.

“Le të punojnë ata punën vetë, ne do të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq në pyetjen për të komentuar kërkesën që ka bërë Prishtina që katër manastiret serbe të hiqen nga kategoria e objekteve të rrezikuara nga lista e UNESCO-së.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo e shqetëson dhe frikëson, ai tha se e shqetëson kjo..

“Nuk më frikëson asgjë, por më shqetëson, do të luftojmë për të ruajtur Deçanin Graçanicën. Bogorodicen, Banjskën, Patriarkanën e Pejës”, deklaroi Vuçiq.

Në manastir biseduam me peshkopin Vasilije dhe personelin e manastirit, do të ju “ndihmojmë pak”, ndërkohë që përmendi rrugët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat