Dodik: Stërvitja e NATO-së nuk është asgjë e veçantë, armata e Serbisë së shpejti në...

Lajme

Dodik: Stërvitja e NATO-së nuk është asgjë e veçantë, armata e Serbisë së shpejti në...

Nga: F.B Më: 24 maj 2021 Në ora: 08:37
Millorad Dodik

Stërvitja ushtarake amerikane dhe forcave të sigurisë së BeH në Manjaç nuk ishte asgjë e veçantë, por si duket disa nga Sarajeva nga ajo dëshiruan të krijojnë pompë të madhe, ka vlerësuar anëtari serb i kryesisë së BeH Millorad Dodik, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Dodik tha se “askush nga politikanët e Srpska nuk ishte aty, as që është dashur të jetë”, ndërkohë që shtoi se politikanët nga Sarajeva nuk hezituan të vijnë dhe “parakalojnë” në Manjaç.

Sipas Dodik kjo nuk i ka ndihmuar askujt , e as atyre dhe vlerësojë se në këtë mënyrë rritet polarizimi në BeH.

“Mendoj se është dashur të lihet ushtria të bëjë punën e saj, për çka është e obliguar dhe jo në atë mënyrë të polarizohet që polarizimi edhe ashtu është i qartë në BeH dhe vetëm sa u shtua. Vlerësoj se ishte e panevojshme, por është problem i tyre. Vetë kryerja ishte tentim për një lloj kushtëzimi, absolutisht, nëse nuk është e gjithë kryesia, nuk është dashur asnjëri të jetë aty”, tha Dodik.

Dodik ka paralajmëruar se ushtria e Serbisë do të vijë në Manajç të mbajë stërvitje dhe porositi se të gjithë nga Srpska duhet të marrin pjesë në stërvitje.

Në poligonin Manjaç është mbajtur stërvitja e ushtrisë amerikane me forcat e sigurisë së BeH “Përgjigja e shpejtë 21”, që është pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Mbrojtësi i Evropës 21“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat