Ganimete Musliu publikon një fotografi të Hashim Thaçit - kjo është arsyeja

Lajme

Ganimete Musliu publikon një fotografi të Hashim Thaçit - kjo është arsyeja

Nga: N.Sh. Më: 24 maj 2021 Në ora: 10:38
Ganimete Musliu

Sot shënohet 24 maji, Dita e Presidentit.

E për këtë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e ka përkujtuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo ka postuar një fotografi të Hashim Thaçit.

“Dita e Presidentit”, ka shkruar Musliu në rrjetet sociale duke bashkëngjitur një foto të Presidentit Thaçi.

Mirëpo, në këto ditë, ish-presidenti Hashim Thaçi po përballet me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.

Ai po akuzohet nga Gjykata Speciale në Hagë për krime kundër njerëzimit gjatë kohës së luftës në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat