Haradinaj kujton dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Lajme

Haradinaj kujton dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Më: 24 maj 2021 Në ora: 14:30
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varrezave në 22-vjetorin e rënies së dëshmorëve të batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se të rënët ishin djemtë e zgjedhur të kombit shqiptar.

“Ata ishin djemtë e zgjedhur të këtij kombi. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja.

Ata ishin Batalioni Gardist “Shkelzen Haradinaj”.

Sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë luftën heroike dhe sakrificën, flijimin dhe vetëmohimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat