Kancelari austriak Kurz takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Kancelari austriak Kurz takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:21
Sebastian Kurz dhe Miroslav Lajçak

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar sot në Bruksel  me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurz përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Lajçakun diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Gjithmonë kënaqësi për t’u takuar me Miroslav Lajcak. Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë dhe nevojën për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë rikonfirmova angazhimin e fortë të Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka shkruar më tej Kurz.

Megjithëse është paralajmëruar rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në qershor, ende nuk është gjetur pajtueshmëri për caktimin e datës dhe agjendës së diskutimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Nga Qeveria e Kosovës thonë se çdo fazë e re e dialogut duhet të ketë një dakordim paraprak për agjendën dhe pikat e diskutimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat